Elbasani është qyteti me numrin më të lartë të personave të prekur nga diabeti. 352 persona për 10 mijë banorë rezultojnë të prekur nga të paktën një prej llojeve të diabetit. Me shqetësim mjekët endokrinolog flasin për diabetin tek të rinjtë dhe fëmijët.

Mjekja Cakoni ndalet tek disa nga shkaqet që e shkaktojnë sëmundjen e shekullit, ku cdo vit shifrat vecse rriten.

Mjekja ngulmon në diagnostikimin e hershën të diabetit, sidomos te fëmijët. Ajo evidenton disa simptoma që duhet ta shqetësojë një prind dhe ti drejtohet menjëherë mjekut specialist.

“Elbasani radhitet në rrethin më të madh të diabetikëve. Është një sëmundje e metabolizmit, ka marrë emrin si sëmundja e shekullit për shkak se incidence e kësaj sëmundje vjen në rritje. Një ndër shkaktarët është gjenetika, ndërsa simptomat dobësia e theksuar trupore, tharja e mukozës. Është shumë e vështirë të japim këshilla pasi nuk mund të parandalohet. Këshilla për prindërit që kanë fëmijët të mis arrijnë në spitale në momentin final. Të jenë të vëmendshëm dhe të mos neglizhojnë simptomat që mund të jenë urinim i shpeshtë, kur ka shumë etje, infeksione orale, kur ka tharrje të mukozës, apo dhimbje të forta të barkut”– u shpreh ajo.

Të ushqyerit, mënyra e jetesës dhe ndërveprimi në familje mund të jenë disa nga shkaqet e prekjes nga diabeti. Ky i fundit nuk mund të kurohet përfundimisht , por mund të mbahet nën kontroll me trajtime mjekësore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re