Influencuesja Juriby Gomez vdiq në moshën 23 vjeçare, sipas mediave të huaja, nga një sëmundje misterioze.

Vajza e re ndiqej nga pothuajse 100 mijë njerëz në Instagram ku ajo ndante këshilla për modën dhe bukurinë në rrjetet sociale.

Ditët e kaluara, blogerja ishte në reanimacion dhe të afërmit e saj kërkuan dhurim gjaku për ta shpëtuar, por askush nuk e mori vesh se nga vuante Juriby.

Siç shkruan The Sun, ajo i ka kaluar momentet e fundit në një spital të Guatemalës, prej nga është dhe është, por ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

E afërmja e saj Kimberly Flores i tha lamtumirën influencueses së re.

“Nuk e përballoj dot këtë dhimbje”, ka shkruar ajo nën një foto me të ndjerin Juriby.

Edhe partneri i saj i ka dhënë lamtumirën Gomez me një mesazh të shkurtër.

“Shihemi së shpejti dashuria ime. Do të të dua gjithmonë“, ka thënë ai. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re