Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u dërgua në një spital në Uashington të dielën për trajtimin e “simptomave që sugjerojnë një problem urgjent të fshikëzës”, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi Pat Ryder tha se Austin vazhdon të kryejë detyrat e tij gjatë shtrimit në spital.

Austin, 70 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Ushtrisë Walter Reed Maryland më 22 dhjetor për trajtimin e kancerit të prostatës.

Ai u rikthye sërish në spital më 1 janar për shkak të komplikimeve, përfshirë një infeksion urinar.

Informacioni për shtrimin e tij në spital u zbulua vetëm katër ditë më vonë, ndërkohë që Pentagoni nuk saktësoi pse ministri u mbajt për mjekim deri më 9 janar.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u transportua në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake Ëalter Reed të dielën pasdite për t’u parë për “simptoma që sugjerojnë një problem emergjent të fshikëzës”, thotë Pentagoni.

Disa ditë më parë, u njoftua se Austin do të dëshmonte para Kongresit më 29 shkurt në lidhje me dështimin e tij për të zbuluar diagnozën e tij të kancerit dhe shtrimin në spital të mëvonshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re