Sëmundja Raynaud

Kjo gjendje shkakton kufizim të furnizimit me gjak në gishtat e duarve dhe këmbëve, të cilat mund të zbehen, të ftohta dhe të mpihen. Me përjashtim të rasteve të rralla, zakonisht nuk është serioze. Nuk ka kurë, por ka ndryshime që mund të bëni në rutinë, veshje dhe dietë që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni simptomat.

Shkaku

Shkaku është i paqartë. Edhe pse një sëmundje tjetër mund të sjellë Raynaud, mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë çon në simptomat e gjendjes. Ajo që dihet është se ndodh kur enët e gjakut reagojnë tepër ndaj temperaturave të ulëta, stresit apo emocioneve.

Diagnoza

Në ekzaminimin tek mjeku do të shqyrtohet e gjithë historia juaj mjekësore. Ata mund t’i vendosin duart tuaja në ujë me akull për pak kohë për të parë se sa kohë u duhet atyre për t’u ngrohur në një temperaturë normale. Ata gjithashtu mund të shikojnë gishtat tuaj nën një mikroskop për të parë enët e vogla të gjakut në thonjtë tuaj. Testet e tjera, përfshijnë analizat e gjakut, të cilat ndihmojnë për të treguar nëse Raynaud-i juaj është parësor apo sekondar.

-Fenomeni Raynaud dytësor duhet të dallohet nga fenomeni Raynaud parësor (sëmundja Raynaud). Ato janë ç’rregullime të ndryshme, por që mbajnë po të njëjtin emërtim. Sëmundja Raynaud (Fenomen Raynaud parësor ) karakterizohet vetëm nga shfaqja e vazospazmës, pa shoqërim me një sëmundje tjetër.

-Fenomeni Raynaud dytësor është një përcaktim që përdoret zakonisht në kontekstin e vazospazmës e që është pasojë e ndonjë sëmundje e cila ka shkaktuar këtë ndryshim. Më së shpeshti shkaktarë të tillë janë sëmundjet autoimune.

Trajtimi: Mbrojtja nga i ftohti

Ju mund të jeni në gjendje t’i menaxhoni vetë simptomat e Raynaud-it . Filloni duke u mbrojtur nga i ftohti.

Shmangni shkaktarët e tjerë

Ka edhe shkaktarë të tjerë përveç temperaturave të ftohta që mund të përpiqeni t’i shmangni:

-Lëvizje të përsëritura si shkrimi, apo goditja me diçka

-Kimikatet industriale

-Kafeina, alkooli dhe duhani

-Stresi

Rregulloni mjekimin

Disa ilaçe mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e Raynaud-it, veçanërisht ato që ngushtojnë arteriet tuaja ose ndikojnë në rrjedhën e gjakut. Këto mund të përfshijnë:

-Pilula për alergji dhe ftohje pa recetë

-Medikamente për presionin e gjakut të quajtur beta-bllokues

-Medikamente për migrenën

-Pilulat e kontrollit të lindjes

-Disa ilaçe kundër kancerit

Flisni me mjekun tuaj për ilaçet tuaja, veçanërisht përpara se të bëni ndonjë ndryshim.

Trajtimi: Mjekësi dhe Kirurgji

Nëse simptomat tuaja ndërhyjnë në jetën e përditshme edhe pasi të keni bërë ndryshime në rutinë, veshje dhe zakone të tjera, mjeku juaj mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë me ilaçe të tilla si:

-Alfa bllokuesit

-Kremrat e lëkurës me recetë

-Frenuesit ACE

Në raste të rralla, mund të keni nevojë për injeksione ose kirurgji për të ndihmuar në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe parandalimin e dëmtimit të indeve.

Referuar informacioneve nga webmd.com

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re