Sipas një raporti të publikuar nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard ka disa hapa kryesorë që duhet të ndiqni për të mbajtur larg sëmundjet kronike.

Ushqimet që mundin inflamacionin: Ekspertët e Harvardit sugjerojnë konsumimin e dietave anti inflamatore me bazë ushqimet sa më natyrale e të shëndetshme. Këtu futen domatet, vaji i ullirit, perimet jeshile, arrorët, peshku dhe frutat e pasura me antioksidantë dhe vitaminë C siç janë luleshtrydhet, portokallët apo boronicat.

Aktiviteti fizik: Është shumë e nevojshme që trupi të jetë në lëvizje në mënyrë që të digjni kalori dhe të mbani nivelet e inflamacioni të ulura. Ekspertët këshillojnë të merreni me ushtrime aerobike si vrapi, aerobia, kërcimi apo të tjera që e mbajnë të gjithë trupin në lëvizje.

Menaxhoni peshën: Gjithnjë mbani nën kontroll kaloritë që merrni cdo ditë dhe mënyrën se si i merrni ato. Mbipesha nuk është kurrë e shëndetshme dhe prodhon klikimate pro inflamatore për organizmin.

Flini gjumë: Gjumi i pamjaftueshëm bën trupin më të brishtë ndaj inflamacionit kronik.

Lini duhanin: Duhani është një nga zakonet më të këqija që ndikojnë direkt në ngritjen e niveleve të inflamacionit që në javët e para të konsumimit. Prandaj ekspertët këshillojnë ta lini sa më parë.

Shmangni alkoolin: Nëse konsumoni një gotë verë disa herë në javë kjo mund të ndihmojë organizmin në shumë forma, por sasitë e lartëta të alkoolit nuk janë të këshillueshme.

Reduktoni stresin: Stresi i tepërt mund të çojë në probleme si artriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe sëmundje të tjera inflamatore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re