Senati Amerikan miratoi një projektligj i cili presidentin e Rusisë Vladimir Putin e cilëson si “kriminel lufte” dhe i cili parashikon hetimin e krimeve të luftës të cilat pretendohet se Rusia i ka kryer në Ukrainë.

Projektligji i përgatitur nën udhëheqjen e senatorit republikan Lindsey Graham dhe i sjellë në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit me nënshkrimin e mbi 20 senatorëve, tërheq vëmendjen se ai e cilëson Putinin si kriminel lufte.

Projektligji nuk paraqet ndonjë detyrim ligjor por në të përfshihen shprehjet se “ushtria ruse e cila krye sulme ushtarake në Ukrainë ka kryer krime lufte dhe se këto duhet të hetohen nga institucionet ndërkombëtare”.

Senatorët republikanë dhe demokratë të cilët veprojnë në çështjen e luftës në Ukrainë së bashku kundër Rusisë kanë dhënë mbështetje të plotë për projektligjin.

Pritet që sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mbajë një fjalim drejtuar anëtarëve të Kongresit në një seancë të përbashkët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re