Senatorët italianë i hoqën imunitetin liderit të LEGA-s Matteo Salvini, dhe hapën rrugën për një gjyq të mundshëm ndaj tij mbi akuzat se arrestoi ilegalisht migrantët në det vitin e kaluar ndërsa mbante postin e zv/Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Vendimi i Senatit lejon që të ngrihet një padi kundër Salvinit mbi vendimin për të arrestuar më shumë se 100 migrantë në bordin e Rojes Bregdetare korrikun e kaluar ndërsa priste që vendet e tjera të Bashkimit Evropian t’i pranonin ata.

Drejtuesi i LEGA-s mund të përfundojë në burg deri në 15 vjet nëse shpallet fajtor.

Kjo mund t’i japë fund karrierës së tij dhe të shuajë ambiciet për të drejtuar qeverinë e ardhshme italiane, siç dhe e ëndërron e synon.

Por Salvini po përpiqet të nxjerrë kapitalin politik nga çështja dhe ka thënë se është gati të përballet me ndjekjen penale.

“Unë kam vendosur, në kundërshtim me interesat e mia, të shkoj në gjykatë dhe të mbështetem në paanshmërinë e gjyqësorit,” tha ai.

“Në ndryshim nga të tjerët që kandidojnë, unë nuk kandidoj dhe do të pres në heshtje aktgjykimin. Së pari nga gjykata dhe më pas nga italianët kur të dalin për të votuar”, shtoi drejtuesi i LEGA-s.

Salvini shërbeu si ministër i Brendshëm për një vit e dy muaj dhe i bëri çështjet e migrantëve një përparësi.

Ajo ndaloi ankorimin e anijeve të shpëtimit të migrantëve dhe kërcënoi të ndëshkojë organizatat e ndihmës që i ndihmonin ata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re