Senati amerikan ka votuar pas 1 viti e gjysmë planin e presidentit Joe Biden për klimën dhe kujdesin shëndetësor.

 

Paketa ekonomike e këtij plani vlerësohet në 430 miliardë dollarë dhe synon të ngadalësojë ndryshimet klimatike, të kontrollojë kostot e mjekësisë dhe korporatat tatimore. Ky është investim i më i madh në energjinë e pastër në historinë e shteteve te bashkuara.

 

Demokratët e votuan planin në Senat me 51 vota pro dhe 50 kundër ku deçizive ishte ajo e nënpresidentes Kamala Harris. Tashmë projektligji do dërgohet në kongres dhe më pas presidenti Biden pritet të firmos zbatimin e tij.

 

Sipas planit, qeveria do të investojë rreth 375 miliardë dollarë deri në vitin 2030 për luftimit të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë investimet në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe zbritjet e taksave për konsumatorët që blejnë mjete elektrike.

 

60 miliardë do të jepen për prodhimin e energjisë së pastër duke përfshirë 30 për industritë që të investojnë në prodhimin e energjisë nga dielli dhe era duke hequr dorë nga energjia fosile, demokratët theksuan se me këtë plan pritet që deri në 2030 emetimet e gazrave në atmosferë të ulem me 40%.

 

Në sektorin e kujdesit shëndetësor plani parashikon të investojë 64 miliardë dollarë që të moshuarit të mos shpenzojnë më shumë se 2 mijë dollarë në vit për të marrë shërbim dhe gjithashtu uljen e çmimit të ilaçeve. Ndërsa korporata do të paguajë së paku 15% taksa .

 

Projektligji u kundërshtua nga republikanët, të cilët thanë se projektligji do të dëmtonte ekonominë dhe do e shtynte atë në recesion pasi taksat ndaj biznesit do të dëmtonin krijimin e vendeve të reja të punës dhe të stimulonin më tej rritjen e çmimeve.

 

Por miratimi i këtij ligji vetëm pak muaj para zgjedhjeve të pjesshme në SHBA pritet të rrisë mbështetjen për demokratët dhe presidentin Biden.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re