Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rand Paul, tha se vendi i tij duhet t’i shqyrtojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Xhemal Kashikxhiu dhe shtoi se e ka vështirë të vendosë se “cilët janë më të këqinj kur krahasohen, sauditët apo iranianët”, shkruan .
“Kur krahasoj sauditët me iranianët, e kam vështirë të vendos se cilët janë më të këqinj. Në fakt, sauditët janë problem më i madh për botën në aspektin e përhapjes së ideve radikale dhe nxitjes së dhunës ndaj civilëve”, u shpreh Rand Paul.
Duke folur në një program në televizionin Fox News, Paul e cilësoi vrasjen e Khashoggit si “ngjarje që nuk mund ta tolerojë asnjë ndërgjegje”, transmeton AA.
Paul ka folur edhe për vrasjen e Kashikxhiut dhe ka thënë se janë shqetësuar të gjithë njerëzit që kanë dëgjuar për këtë vrasje. tha se vrasja e Khashoggit i ka shqetësuar të gjithë njerëzit, qofshin republikanë apo demokratë.
Paul po ashtu theksoi se Arabia Saudite dëmton paqen botërore me mbështetjen që u jep ideve ekstremiste.
“Kur krahasoj sauditët me iranianët, e kam vështirë të vendos se cilët janë më të këqinj. Në fakt, sauditët janë problem më i madh për botën në aspektin e përhapjes së ideve radikale dhe nxitjes së dhunës ndaj civilëve”, u shpreh Paul.
Senatori Paul tha se vendi i tij duhet të shqyrtojë shitjen e armëve Arabisë Saudite.
“Të paktën duhet të pushojmë së shpërblyeri ata”, tha ai.
“Këtë sektor nuk duhet ta shohim vetëm në aspektin e fitimeve ose punësimeve. Nëse Arabia Saudite nuk është aleat i besueshëm në kuptimin e plotë të fjalës, atëherë nuk duhet t’u shesim armë”, shtoi Paul.
Deklarata e ashpër e senatorit Paul vjen dy ditë pas asaj të senatorit tjetër nga radhët e Partisë Republikane, Lindsey Graham, i cili tha se nuk pajtohet me mendimin se reagimi i Washingtonit ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi do të dëmtonte interesat rajonale të vendit të tij dhe shtoi se pa SHBA-në, Arabia Saudite do të fillonte të fliste gjuhën perse brenda një jave.
“Ata kanë më shumë nevojë për ne sesa ne për ata”, ishte shprehur Graham, shkruan .
