Senatori Dik Durbin i “shumicës” thotë se Uashingtoni di gjithçka në lidhje me destabilizimin e Malit të Zi, “dhe në këtë mënyrë ta përçojë atë në NATO dhe BE”, pas së cilës qëndron Serbia dhe Rusia.

Durbin njofton mundësinë që Zv.Presidentja Kamala Harris ose dikush nga Departamenti i Shtetit të vizitojë Malin e Zi dhe t’ua përcjellë mesazhin autoriteteve aktuale në Podgoricë, por edhe Serbisë, Rusisë dhe Kinës.

“Mali i Zi është një partner i rëndësishëm dhe paqja dhe stabiliteti në atë vend kanë një rëndësi të madhe për Amerikën. Stabiliteti, paqja dhe kursi pro-perëndimor i Malit të Zi nuk mund të rrezikohen nga askush, veçanërisht jo nga Serbia dhe Rusia, as pasuesit e tyre në Mal të Zi, siç ka ndodhur dhe kur s’ishin në pushtet”, tha senatori të demokrat, anëtar i nënkomiteteve të Senatit për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen, si dhe kryetar i Komitetit të Drejtësisë.

“Kongresi dhe Komiteti i Politikës së Jashtme të Senatit po ndjekin nga afër ngjarjet në Malin e Zi”, tha senatori Dik Durbin.

“Ne e dimë për rolin e Kishës Ortodokse Serbe, udhëheqjen shtetërore të Serbisë përmes agjentëve të saj nga BIA, midis të cilëve ka individë në qeverinë e re në Mal të Zi. Ne gjithashtu dimë për shumat e mëdha të parave që u injektuan nga Serbia dhe Rusia përmes Kishës Ortodokse Serbe”, shtoi ai.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se Beogradi zyrtar po përpiqet të provokojë situatën në Malin e Zi, siç bëri në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë në vitet 1990. Ky synim nuk do të funksionojë”, tha Durbin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re