CEO i Facebook Mark Zuckerberg u vendos para një situate mjaft të sikletshme me një senator demokrat të martën gjatë seancës dëgjimore në Capitol Hill.

Gjatë kësaj seance, ku Zuckerberg u pyet nga senatorë të ndryshëm në lidhje me skandalin e Cambridge Analytica, një nga senatorët Dick Durbin e pyeti Zuckerberg: “A do të ndiheshit në siklet nëse do ju kërkonim të ndanit me ne emrin e hotelit ku qëndruat mbrëmjen e kaluar?”

Pasi u mendua për pak çaste, Zuckerberg u përgjigj: “Jo”.

Audienca dhe paneli i senatorëve shpërthyen në të qeshura pas hezitimit të Zuckerberg për dhënien e përgjigjes. Durbin e bëri gjithë këtë për të treguar se të dhënat personale janë të rëndësishme dhe ky ishte edhe fokusi i seancës dëgjimore.

“Nëse keni dërguar mesazhe gjatë javës së fundit, ju shqetëson fakti që t’ju kërkojmë të ndani emrat e personave me ne?” – pyeti Durbin.

“Jo, senator, nuk do të preferoja ti ndaja këtu publikisht” – tha Zuckerberg.

“Kjo është pikërisht ajo që po diskutohet: e drejta e privatësisë, limitet e së drejtës së privatësisë dhe sa shumë do të jepnit në këtë Amerikë moderne” – mbylli fjalimin Durbin. /CIO Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re