Tensionet mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe senatorit të njohur Bob Corker duket se janë përshkallëzuar edhe me shumë.
Në një intervistë me “New York Times” senatori republikan paralajmëroi se Trump po e çonte botën drejt luftës.
Me kërcënimet e tij kundër disa vendeve, presidenti amerikan, Donald Trump rrezikon të orientojë SHBA në rrugën e luftës së tretë botërore”, u shpreh ish-mbështetësi i Donald Trump
“Ai më shqetëson dhe duhet të shqetësohen të gjithë ata që e duan vendin tonë”, shtoi ai në një intervistë të publikuar të dielën nga gazeta amerikane.
65 vjeçari kishte shprehur më parë keqardhje që Shtëpia e Bardhë ishte shndërruar në një ”çerdhe” për të rriturit, pas akuzave nga ana e Donald Trump në Twitter.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re