Skip to content

Senegali dërgon ekipin e kërkim-shpëtimit prej 30 personash në Turqi

Senegali dërgoi një ekip kërkim-shpëtimi prej 30 personash në Türkiye për të mbështetur përpjekjet për fatkeqësitë pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të përshkruara si “katastrofa e shekullit”.

Ekipi i kërkim-shpëtimit prej 30 personash nga Departamenti i Zjarrfikësve të Senegalit u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar “Dakar Blaise Diagne” për në Aeroportin e Adana-s.

Ekipi do të shkojë në Hatay me rrugë tokësore nga Adana dhe do të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit atje.

Udhëheqësi i ekipit Djibril Sall për AA tha se ekipi i shpëtimit ka punuar brenda Departamentit të Zjarrfikësve të Senegalit që nga viti 2012.

Duke thënë se ata janë ekipi më i pajisur në këtë fushë në Afrikën Sub-Sahariane, Sall tha se të gjitha përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Senegal u kryen nga ata.

Ai nënvizoi se kushtet e vështira në terren nuk i trembin ata. “Dëshira jonë e vetme është të arrijmë tek njerëzit që janë ende nën rrënoja. Jemi gati për të gjitha llojet e vështirësive, jemi me popullin turk”, tha Sali.

Ambasadorja e Türkiye-s në Senegal, Nur Sağman i dha flamurin turk Sall-it, udhëheqësit të ekipit dhe tha: “U emocionova shumë kur ju pashë. Ju jeni simboli i miqësisë Türkiye-Senegal. Shpresoj se do të shpëtoni jetë në Türkiye. Paçi fat”.
Burimi: AA