NGA VANGJEL BUDA

“Një ndër ditët më të lumtura që kam është ajo kur më del një gabim në gazetë, sepse ky është rasti i vetëm për t’i kërkuar falje lexuesit”.
Indro Montaneli.

Një atlet 100% “made in Berati”, shpallet kampion i Ballkanit në garën e 5000 metrave. Ky Kampion i Ballkanit quhet Gazmend Shehu, ka regjistruar një ngjarje sensacionale, unikale në historinë e sportit beratas.

Në këtë futbollomani, shpesh të padurueshme, sa herë më jepet, një kënaqësi e vërtetë më duket se e gjej kur merrem me sportet e tjerë, të cilët, thuajse po harrohen në Berat. E aq më tepër më shtohet kënaqësia kur këtë rast ma dhuron “mbretëresha” e sportit atletika. Një emër, Gazmend Shehu, duket se ka marrë përsipër t’u kujtojë beratasve se nuk është futbolli gjëja e vetme por atletika.
Kështu pra, atletika jonë po lufton që të mos plaket, ritnim e saj ka marrë ndër duar tani për tani Gazmend Shehu.
Të shtunën e 18 shtatorit në Korçë, 60-vjeçari Gazmend Shehu mbërriti në 20′.00″.50″‘. Për ne Gazmend Shehu është fenomenal, por e shoh që Berati nuk është gëzuar fort. Asnjë nga Televizionet Kombëtare por as edhe gazeta e vetme sportive në vend, nuk shkruajti qoftë edhe një fjalë të vetme për këtë aktivitet si dhe për Kampionin e Ballkanit Gazmend Shehu.

T’i lemë teorit. Gazmend Shehu është paraprirës i një revolucioni atletik, për të cilin sot Berati sportiv ka nevojë se kurrë. Dhe, nëse sot sporti beratas ka një problem ajo është ana financiare. E shihni që në shumicën e shkollave i kemi pa pedanë kërcimi e pa një pistë të vogël vrapimi. Ndërsa te sporti garues, atletikën e kemi lënë thuajse në harresë, madje mënjanuar frikshëm, pa pistë moderne, ndërsa gjithçka ka mbetur më tepër në duart e zyrtarëve pasionant në Bashkin Berat. E mbajtur ndërkaq, mbi supet stoik të një Gazmend Shehu, atletika beratase dhe jo vetëm thëret për situatën e saj tronditëse. E pra duhet filluar kthesa.

I kthehemi ndërkaq Gazmend Shehut, vërejmë se ka arritur rezultate të larta në të gjitha garat që ka marë pjesë Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ecuria e tij për vitin 2021 e pa treguar më parë është kjo:.
Kampion Kombëtar, Kategoria Master (Veteran).
Turneu “Tiranatriatlon” vendi i 28-të nga 108 atlet, me kohën 57minuta.
Turneu “Sprint Tiranatriatlon” vendi i 39-të nga 103 atlet me kohën 1h 36″.
Turneu “Kosova Sprintriatlon” vendi i 15-të nga 103 atlet me kohën 1h 16′ 26″.
Turneu “Dropulli Run” vendi i 4-të me kohën 1h 07′ 11″.
Turneu “Triathlon Labeat” vendi i 24-të nga 49 atlet, me kohën 1h 03′ 00″.
Turneu “Voskopoja Wolf Trail Running” vendi i 5-të me kohën 1h 51’ 00″.
Askush nuk shkruajti për këto pjesëmarrje, ashtu si edhe në rastet e mëparshme problemi nuk qëndron te Gazmend Shehu por te pseudoatdhetaria jonë ose te “atdhetaria” e vonuar beratase. Gazmend Shehu është beratas i pastër, është prodhim i pastër i sportit beratas, i dijes së tij, i shkollës baratase, i trajnerëve baratas,i mjedisit beratas,bir i një familjeje me tradia sportive, mësuesit dhe trajnerit Njazi Shehu, në fund të fundit, i Beratit.
Askush nuk tha se Berati ka dhe atletik ka dhe një Gazmend Shehu i cili do të nderonte Beratin duke u shpallur Kampion i Ballkanit. E shumëzuan me zero. Pa mëshirë ! Janë “atdhetar” të vonuar. Edhe pse me të drejtë përsërisin sloganin se ” Zyra e Sportit, se Bashkia Berat, ende po bën për t’i ruajtur talentet e saj”. (Kësaj teme do ta trajtojmë një herë tjetër).
Ndoshta nuk kam thënë diçka fort të re në këtë shkrim, i cili u mvesh me personazhin e Gazmend Shehut-beratasi KAMPION I BALLKANIT. Gjithçka të duket si një perifrazim. Ndoshta. Vetëm se desha të kujtojë se jorrallë na sundon pseudoatdhetaria ose “atdhetaria” e vonuar. Dhe kjo është e trishtueshme…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re