Skip to content

Sensibilizimi emocionues/ Pas thirrjes së ministres Manastirliu, mjekët dhe infermierët përgjigjen në kohë rekord: Duam të jemi pjesë e ekipeve në terren për t’a përballuar së bashku këtë sfidë

Pas thirrjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndaj të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre në luftën ndaj coronavirusit duke u bashkuar me ekipet mjekësore në terren, reagimi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm. Në Facebookun e ministres, mjekë, infermierë e studentë mjekësie kanë treguar gatishmērinë e tyre të menjëhershme. Ministrja dhe stafi i saj i ka falenderuar dhe i ka orientuar që të vazhdojnë procedurën në https://mjeke.shendetesia.gov.al/ dhe http://infermierepershqiperine.al/ .

Më poshte po ju sjellim disa nga reagimet qe shprehin gatishmerine. Janë emocionuese keto momente solidarizimi e bashkimi: Më herët ministrja beri thirrjen:

“Na jepni një dorë” – THIRRJE PUBLIKE të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre, t’ju bashkohen ekipeve mjekësore në terren! SOT ËSHTË DITA për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor, për t’a përballuar së bashku luftën me COVID-19!

Apliko 👇
https://mjeke.shendetesia.gov.al/

http://infermierepershqiperine.al/