Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM, sipas akronimit në turqisht), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter një mesazh reagimi në përvjetorin e masakrës nga Franca të qindra protestuesve algjerianë në vitin 1961.

Në një mesazh të shkruar në turqisht, frëngjisht dhe arabisht, kryeparlamentari Shentop thotë se më 17 tetor 1961 Franca vrau në Paris më shumë se 300 protestues algjerianë.

“Unë përsëris fjalët e Kryetarit të Asamblesë Popullore Kombëtare të Algjerisë, Ibrahim Boughali: Këto masakra do të mbeten si një njollë turpi në ballin e Francës. Krimet kundër njerëzimit nuk kanë afat parashkrimi“,-shkruan Shentop në mesazhin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re