Fakti që serat e kanabisit në Kutalli të Beratit vijonin aktivitetin e kultivimit të drogës pa u raportuar apo pikasur nga uniformat blu, ka ngritur dyshime të forta për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore se mund të ketë edhe efektivë të përfshirë në grup kriminal.

 

AMP, sipas Vizion Plus, po heton faktin se pse nuk është bërë asnjë raportim dhe nuk janë kryer kontrollet e duhura për të goditur kultivimi dhe trafikimin e drogës.

 

Kjo agjenci ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë dhe mësohet se nuk do të ketë përjashtime, pasi në filtër do të kalojë nga Drejtori i Policisë së Beratit Edmont Tarkaj, e deri tek specialistët e zonave dhe patrullave.

 

Më datën 10 nëntor policia zbuloi serat të ndara në 4 pjesë ne një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

 

Në aksion policia arriti që të sekuestrojë 870 kg kanabis dhe 700 arka me lëndë narkotike që ishin në proces përpunimi.

 

11 persona u arrestuan, ndërkohë që u shoqëruan 98 gra që punonin në këto sera. Gratë, shton Vizion Plus, ishin marrë nga zonat e Kamzës, Lezhës dhe Krujës ku prej muajsh punonin për kultivimin e kanabisit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re