SPAK ka identifikuar financuesit dhe organizatorët e serave me kanabis që u zbuluan në Berat në vitin 2022, ku në këtë sipërmarrje kriminale, punonin dhe 95 gra. 6 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim është bilanci i operacionit të zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
TIRANE – Nëntë persona, nga Malësia e Madhe, Kuçova dhe Berati janë identifikuar si organizatorët dhe financuesit e serave me kanabis që u zbuluan në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë, ku rezultoi se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Dy ditë më pas, më 24 prill, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat për 6 persona ndërsa 3 janë ende në kërkim pasi gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës.
Në pranga kanë përfunduar: Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku.

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
LEXO EDHE:
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

“Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati) ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj/qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre. Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm ata rekrutuan si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat, të cilat edhe i paguanin për punën që kryenin, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja. Në sera kishin krjuar edhe fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan” thuhet ne njoftimin e SPAK.
SPAK identifikon dhe rolin e secilit prej të arrestuarve
Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa
I arrestuari Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve
I arrestuari Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera.
I arrestuari Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë,Berat.
Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe dhe Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.
Krahas arrestimeve u kryen dhe kontrolle banesash në zonën e Malësisë së Madhe, Niklës së Fushë-Krujës, Shkodrës, Lezhës, Beratit, Kuçovës
Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.
Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet u shtrinë pas zbulimit të datës 11 nëntor 2022 në fshatin Rërëz (Berat), ku u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, si dhe mjete e pajisje që ndihmonin në kultivimin e narkotikëve.
Gjithashtu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore. Ka dyshime se personat e arrestuar janë pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat. Në atë kohë thuajse gjithë komisariati I Beratit u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.
Masat e sigurisë që u ekzekutuan sot
Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe
Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat
Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe
Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe
Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe
Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re