Grupe serbësh bllokuan rrugët pranë tre pikave kufitare me Kosovën.

Më saktë, një numër i vogël njerëzish u mblodhën pasditen e së premtes, më 6 shtator, nga ana serbe e vendkalimeve Merdare, Jarinje dhe Bërnjak, ku ndaluan kamionët dhe drejtuesit e veturave të pasagjerëve me dokumente të Kosovës, ndërsa lejuan veturat e atyre me ato serbe për të kaluar.

Policia serbe ka qenë në vendngjarje, por nuk ka ndërhyrë.

Ministri i Policisë Xhelal Sveçla tha se pika kufitare Bërnjak është e mbyllur për qarkullim deri në stabilizim të qarkullimit.

Bllokada ndodhën pasi autoritetet në Kosovë mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të vendit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re