Lista Serbe ka kërkuar që dita e Vidivdanit, pra përkujtimi i betejës së Fushë Kosoës, të shpallet festë zyrtare. Diç dihet, më 28 qershor të çdo viti, me qindra serbë dynden aty, në periferi të Prishtinës, për të përkujtuar betejën e famshme, nga e cila më pas u shtri sundimi osman mbi Kosovë e më tej. Por kjo ditë me theks nacionalist, ka dhe anët e errëta pasi aty përnderohet figura e Millosheviçit. Pikërisht për këtë arsye, deputeti Milaim Zeka e ka kundërshtuar fort kërkesën serbe.

“Është shumë provokative dhe tepër fyese për shqiptarët që jetojnë në Kosovë kur bashkëqytetarët e t’u vijnë në Kosovë me fotografi të Millosheviqit. Ju na i keni vra një numër të madh të qytetarëve edhe ne pak. Nuk kemi pas mujt më shumë se suxhuk iu kishim bë”, tha ai gjatë një debati në Komisionin e Administratës Publike.

Tashmë, Vidovdani përkujtohet nga serbët dhe si kërshillëk ndaj ndah Kosovës, duke përçuar kredon dhe ambicien nacionaliste të të qënit aty një tokë serbe.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re