Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve, pavarësisht pretendimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme, është vërtet një mision i vështirë.

E kaluara problematike mes dy popujve ndikon jo pak tek sjelljet në përditshmëri.

Së fundmi në Beograd është regjistruar një ngjarje aspak e këndshme.

Një shqiptar, pronar I një furre në lagjen Borçë të Beogradit ka qënë në qëndër të sulmeve të serbeve pasi kishte hedhur ne profiling e tij në facebook një foto duke bërë simbolin e shqiponjës, që tregon flamurin kuqezi.

Kaq ka mjaftuar që serbët të vërshojnë në furrin e shqiptarit.

Ata ngjitën parrulla të ndryshme fyese në pjesën e jashtme në xham ku mes të tjerash shkruhej: “Harmonia është disfatë e djallit” apo edhe “Stop prodhimeve shqiptare ne Serbi”.

Vec kësaj ata kanë hedhur në lokal edhe një kokë derri duke e provokuar jo pak situatën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re