Lista Serbe ka vendosur të tërhiqet nga institucionet e Kosovës. Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në Zverçan .Serbët nuk do të kthehen në institucionet deri sa qeveria në Prishtinë të anulojë vendimin për targat dhe të nisë zbatimi i asociacionit.

 

Kryetari i Listës njëherësh ministër për Komunitete Goran Rakiç  ka dhënë dorëheqje nga posti të cilin e ka mbajtur për dy vjet.

 

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri.”

 

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet nga radhët e Listës Serbe është dorëhequr. Serbët kanë vendosur gjithashtu që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re