Në festën e Krishtlindjeve ortodokse, pakica serbo-malazeze kërkon krijimin e shkollave serbe në Shkodër dhe shpalljen festë zyrtare të kësaj dite.

Këto deklarata u bënë nga kryetari i shoqatës, “Rozafa” Moraça Pavlo Jakoja.

Ai tha se janë 27 mijë e 500 serb në Shqipëri, ndërsa debatoi me gazetarë sa i takon verifikimit të shifrës në fjalë.

Sipas tij pakicat janë të trembura dhe nuk deklarohen, ndonëse nuk tregoi se kur ka patur ndonjë incident drejt pakicave serbe.

Jakoja komentoi dhe minishengenin duke thënë se ato qe i shmangen bashkëpunimit ndërkufitar i largohen prespektivës evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko