Shtatë ditë më parë, fushata “Serbët për Trump” filloi me qëllimin për të mobilizuar rreth një milion qytetarë amerikanë me origjinë serbe për të ndihmuar në rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump, raportojnë mediat serbe.

Fushata u nis nga Olga Ravasi dhe Pamela Collins me qëllim “të promovimit të angazhimit qytetar dhe politik të komunitetit serb në Shtetet e Bashkuara”.

“Ne mbështesim Presidentin Donald Trump sepse kombi po përballet me një krizë ekzistenciale dhe në kohë paqëndrueshmërie të madhe kemi nevojë për vazhdimësinë e udhëheqjes së fortë të presidentit Trump, besimin në kohë të vendimeve të vështira dhe një nevojë urgjente për ligj dhe rregull”, thanë Ravasi dhe Collins.

“Serbët për Trump” planifikojnë të vazhdojnë zhvillimin e rrjetit në mënyrë që të formojnë një bazë të fortë të mbështetësve në çdo shtet kyç federal, i cili, siç thonë ata, është shumë i rëndësishëm për rizgjedhjen e Presidentit Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re