Javët e fundit, ftesat për stërvitje ushtarake kanë mbërritur sërish masivisht në adresat e qytetarëve dhe rekrutëve anembanë Serbisë.

Shkuarja në këto ushtrime shpesh nënkupton mungesë pune ose fakulteti, ndaj shumë prej tyre nuk marrin pjesë fare, edhe pse është një detyrim ligjor, i cili rezulton me gjoba ose dënime me burg.

Ftesat arrijnë në dyert e rekrutëve në të gjitha pjesët e Serbisë dhe qytetarët që i marrin zakonisht befasohen në mënyrë të pakëndshme, shkruan Nova.rs.

“Në kutinë postare gjeta një letër për postë të padërguar, shikova adresën dhe thirra numrin e telefonit, u habita kur më kontaktuan nga reparti ushtarak, konkretisht nga ish-bashkësia lokale në Zvezdarë, më thanë se ishte një ftesë për një stërvitje ushtarake.

Më pyetën sa vjeç isha dhe më shpjeguan se po regjistroheshin në skuadër rezervë dhe se duhej të regjistrohesha”, thotë Bojan D., 31 vjecc, i cili prej disa vitesh jeton dhe punon në Beograd.

Megjithatë, ai thotë se nuk ka ndërmend të aplikojë.

Pjesëmarrja në stërvitje është një detyrim ligjor dhe nëse dikush nuk paraqitet kur thirret ose nuk e arsyeton mungesën e tij, do të duhet të paguajë nga 10,000 (150 euro) deri në 50,000 dinarë (800 euro) ose të vuajë një dënim me burg deri në 60 ditë.

Sipas Ligjit për detyrimet ushtarake, të punës dhe materiale, personat nga rezerva mund të thirren në ushtrime maksimumi 90 ditë në një vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re