Një grup protestuesish pjesë e të djathtës ekstreme në Serbi kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës së SHBA dhe asaj shqiptare në Beograd duke bërë thirrje nacionaliste.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, në protestë kanë marrë pjesë 40-50 persona. Ata kanë marshuar nga ambasada amerikane në drejtim të ambasadës shqiptare duke thirrur në kor “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen në Kosovë ditën e nesërme.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re