740 armë speciale arritën nga Belgjika, por kjo është edhe blerja e fundit nga jashtë. Në të ardhmen, një ushtar serb do të përdorë vetëm armën automatike të prodhimit vendas “Zastava” M17.

Është një pushkë e re e cila ka disa zgjidhje revolucionare dhe pritet të eksportohet në mbarë botën.

Forcat e Armatosura Serbe importojne pushkë sulmi të prodhimit belg SKAR-L, kontigjent i cili përfundoi projektin e pajisjes së një brigade speciale prej 1,500 ushtarësh.

Programi i pajisjes që synonte përmirësimin e aftësive operacionale dhe funksionale të Forcave të Armatosura Serbe, filloi dy vjet më parë dhe pushkët që mbërritën do të përdoren nga njësitë speciale.

Trupat speciale do të jetë i pajisur me të njëjtat armë si kolegët e tyre në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë.

“Armët u prodhuan në fabrikën e famshme Herstal, e cila ka 120 vjet përvojë në bërjen e armëve të tilla”, tha për Sputnik zv. ministri i mbrojtjes Nenad Miloradoviç.

“Pushka është  e kalibrit 5.56 mm. Ajo ka një ergonomi të mirëpërcaktuar, është portative dhe mund t’i instalohen lloje të ndryshme silenciatorësh.

Mund të rimbushet shpejt mbarohen fishekët, për të zëvendësuar karikatorin. Arma hyn tek më të mirat në botë “, tha Miloradoviç.

Ai i tha Sputnik se ky lloj i armës ishte zgjedhur nga anëtarët e njësive speciale. Kudo në botë njësitë speciale kanë privilegjin të përcaktojnë doktrinën e tyre dhe metodën e përdorimit të armëve, ku ata kanë zgjedhur atë që i përshtatet më së shumti.

Ata nuk kanë zgjedhur vetëm pushkën, por edhe pajisjet e tjera.

Zv.ministri tha se kjo është edhe blerja e fundit nga jashtë. Në të ardhmen, një ushtar serb do të përdorë  vetëm automatikun “Zastava” M17. Është një pushkë e re, e cila ka disa zgjidhje revolucionare të kallashnikovit.

“Automatiku është i kalibrit 6.5 mm përfaqëson një zgjidhje e shkëlqyeshme balistike”, tha ai.

E reja e kallashnikovit serb është që ai të përdorë edhe municione të reja me karakteristika  të ndryshme nga ato që pranon kallashnikovi standard. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re