Serbët e veriut kanë rikthyer barrikadat e tyre me automjete, duke bllokuar lëvizjen, dukshëm si shenjë hakmarrje nga fakti se Prishtina nuk po lejon kamionë serbë me mallra serbë që të hyjnë në Kosovë.

Është Ministria e Jashtme e Kosovës që bën të ditur se mbrëmjen e së hënës se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet Jarinjë dhe Merdare.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.

Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Pra, ndërsa ndërkombëtarët ashpërsojnë tonet apeluese për palët, duke u thënë që të tërhiqen nga qëndrimet drastike, në terren ndodh e kundërta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re