Qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar kështu arrestimin e njerit nga organizatorët e protestave të dhunshme të 29 majit ku u plagosën 30 pjestarë të KFOR-it.

 

Sipas mediave të Kosovës disa prej tyre kanë provokuar policinë e Kosovës duke e quajtur fashiste. Disa te tjere kanë mbajtur flamuj të Serbisë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe të ngjashme megjithate nuk jane shënuar incidente.

 

Ndërkohë policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrembyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në veri të Kosovës.

 

Për të njejtën ngjarje në Serbi raportohet se njësitë speciale serbe kanë arrestuar zyrtarë të policisë së Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re