Skip to content

Serbët, tjetër “luftë” në Veri ndaj Policisë së Kosovës

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Veriu i Kosovës është trazuar sërish nga të shtëna që kanë patur në shënjestër Policinë e Kosovës.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit”, njoftoi ministri Svelça, duke shtuar se “grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë”.

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se një javë, dy herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar ose për t’i vrarë ata”, konkludon njeriu që mbulon çështjet e rendit në qeverinë Kurti.

Ka reaguar gjithashtu dhe ky i fundit, duke thënë se “rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë”.

Kurti vijon më tej duke thënë se “sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë