Me të drejtë presidenti Vuçiç e mban gjallë alarmin e “shuarjes
së farës” së popullatës serbe, referuar uljes së lindshmërisë dhe pakësimit të
njerëzve vit pas viti.   

Çdo vit, Serbia humb mesatarisht rreth 35,000 banorë, sipas
Entit Statistikor vendas.

Nga viti 2005 deri në vitin 2017, numri mesatar i lindjeve ishte
67,625 ndërsa vdiqën 102,884.

Sipas rezultateve të para, në nëntë muajt e parë të vitit 2018
lindën 53,030 bebe, 533 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i vdekjeve në nëntë muajt e parë të këtij viti u ul me
2.536 sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Deri në vitin 2050, Serbia do të humbasë më shumë se 20 për
qind të popullatës dhe deri në fund të shekullit, sipas parashikimit të Kombeve
të Bashkuara, 5.3 milionë njerëz do të jetojnë në atë vend.

Ndaj, pothuajse në çdo fjalim publik, presidenti Vuçiç bën
thirrje për “ruajtjen” apo e “shtimin e farës”, pra rritjen e lindshmërisë.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re