Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb, pasi kishte tentuar që t’u marrë flamurin një kolone dasmorësh.

Ngjarja ka ndodhur në Graçanicë. Pas arrestimit, bëhet e ditur se serbi është dërguar në komisariat.

“Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arr estuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi ka tentuar tu marrë flamurin një kolone dasmorësh.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re