Kreu i Partisë Liberale Demokratike Serbe, Cedomir Jovanoviç e përshkroi si një shembull, të jo vetëm diskriminimit të hapur, por fashizmin e pastër, një deklaratë e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç se është një detyrim moral i qytetarëve serbë me origjinë malazeze që të mos heshtin mbi Aktin e Lirisë së Fesë, se ia kanë borxh Serbisë dhe, nëse nuk mendojnë kështu, të kthehen në Mal të Zi.

Sipas Daçiçit, ishte një detyrim moral i kujtdo që ka marrë nënshtetësinë serbe, i cili ka fituar gjithçka në Serbi dhe të gjithë atyre që i detyrohen Serbisë dhe popullit serb, për të mos heshtur për këtë çështje.

“Unë nuk po them se duhen ca hetime. Unë thjesht po them që ia keni borxh Serbisë. Nëse nuk mendoni kështu, atëherë kthehuni në Mal të Zi, sepse ata që mbështesin atë (Ligjin e Fesë) që po bëhet kundër serbëve, nuk mund të gëzojnë privilegje në Serbi”, shtoi ai.

Jovanoviç e interpretoi deklaratën si ide të heqjes së nënshtetësisë për shtetasit serbë që kanë mendime të ndryshme për një çështje të veçantë.

“Deklarata e Daçiqit është e denjë për fashizëm”, tha ai.

Jovanoviç, një kundërshtues i hapur i politikave nacionaliste serbe, shtoi se e drejta sovrane e një shteti është të miratojë ligje që shumica e asamblesë mendojnë se duhet të miratohen, siç është e drejta e çdo qytetari të këtij shteti të shprehë pakënaqësi në lidhje me këtë.

“Dhe kështu duhet t’i shikojë gjërat çdo njeri normal në Mal të Zi. Në vend të kësaj, ne kemi shpërthime agresiviteti të ndihmuar nga pushteti në Serbi”, tha Jovanoviç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re