Rama gjatë konferencës për mediat:

“Kam pritje nga ata njerëz që nuk dua ta ndjekin këtë nismë apo nuk duan që kjo nismë të ketë sukses, kur thonë se kjo është alternativë ndaj integrimit në BE, apo kur thonë se duan të rikthejnë të shkuarën për të krijuar ish-Jugosllavinë. Dua të them në shqip sepse është shumë e rëndësishme për shqiptarët, deri sa Alekeksandri do të mësojë shqip është shumë e vështirë për të. Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim sepse na duhet të përgatitemi mirë ndërkohë që samitin e ardhshëm të tejkalojmë barrierat tarifore, në samitin vijues do të kemi të ftuar Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sa për ta nisur dhe për të shkëmbyer eksperienca, kemi kuptuar që eksportuesit tanë të kenë tregti të lirë plotësisht të lirë njësoj si vendet e tjera në BE, ata kanë nevojë të kenë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE. Do të flasim me vende e BE për të bërë në rajon këtë treg të përbashkët europian njësoj si Bashkimi Europian. Kjo është mënyra si ndihmon Ballkani i Hapur, duhet të tregojmë me vepra sepse ne mundemi të jemi në nivelin e ambicies si një vend i BE-së. Të rritim ekonominë por edhe mënyrën si mund të mbërrijnë në BE. A do ta nisim këtë konferencë ndërqeveritare, sa më shumë e them aq më shumë me duket. Finlanda mund të thotë kemi probleme me Shqipërinë dhe duhet ti zgjidhim ose Portugalia që mund të thotë nëse “vasko de gama” ishte shqiptar apo portugez, gjërat janë bërë të ndërlikuara në BE. Këtu në rajonin tonë të ndërtojmë një kontekst të BE-së duke rritur ekonominë për të sjellë paqen në rajon”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re