Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përforcoi edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, si aleati më i besueshëm i saj.

Në një konferencë për mediat, ministri Hasani komentoi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një sulm të mundshëm serb. Ministri theksoi se Prishtina dhe Tirana janë në komunikim të vazhdueshëm dhe përditësojnë njëra-tjetrën mbi ngjarjet e brendshme apo zhvillimet në rajon.

Lexo edhe :Related Posts

Megjithatë, ai nënvizoi se mbetet i pandryshueshëm sovraniteti i shtetit të Kosovës, i cili mbrohet nga NATO.

“Qeveritë janë në kontakt shumë frekuent me njëra-tjetrën” “Një gjë është e qartë, e pandryshueshme dhe konstante, kushdo që të jetë kryeministër apo ministër i Jashtëm në Prishtinë apo Tiranë, që Kosova nuk do të ketë aleatë më të fuqishëm dhe më të mirë se Shqipëria e BE dhe se integriteti territorial i saj ruhet nga NATO, gjithçka tjetër është pjesë e komunikimit frekuent që ne kemi me Prishtinën, mbajmë njëri-tjetrin të informuar dhe mbajmë njëri-tjetrin të update-uar për situatën në rajon”, tha ai.

Ministri Hasani nënvizoi sërish se dialogu është e vetmja zgjidhje për konfliktet mes dy palëve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re