Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se BE duhet të kërkojë një qëndrim të përbashkët nga vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.
Balla u ndal tek qëndrimi i Serbisë për Ukrainën, ku tha duhet t’i japë fund qëndrimeve të dyfishta.
“Të gjithë biem dakord që Serbia duhet t’i japë fund asaj tangos në mëngjes me BE-në në darkë me Rusinë. O me botën demokratike, o me diktatorin. Me të dy nuk mund të rrijë. Bie dakord me nevojën që BE duhet t’i kërkojë të gjitha vendeve që negociojnë për anëtarësim, qëndrimin e përbashkët për çështje të sigurisë në politikën e jashtme”, tha Balla.