Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin do ta takojë sa herë ta shohë të nevojshme, sepse sipas tij, i shërben interesit të Tiranës dhe Prishtinës.

“Unë presidentin e Serbisë as se kam zgjedhur, dhe shqiptarët s’e kanë zgjedhur e as nuk do t’i zgjedhim. Zoti nuk na pyeti kur na e la Serbinë ngjitur. Vuçiçin e kam takuar dhe do ta takoj, sepse kështu i shërben më shumë interesit të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se Serbia e ka humbur luftën me Kosovën, teksa shtoi se shqiptarët duhet të luftojnë për paqen në rajon, jo si pjesë e Ballkanit në Europë, por si pjesë e Europës në Ballkan.

“Serbia e ka humbur luftën me Kosovën. Shqiptarët duhet të luftojnë për paqen në rajon, jo su një pjesë e Ballkanit në Europë, por si një pjesë e Europës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB dhe tryezat euro-atlantike. Këtë po bëjmë dhe këto do bëjmë, asgjë më pak. Kush nuk e voton sot, s’ka problem, do ta kuptojë sot.

Vëlla mund ta kem këdo që smë kupton kur flas për paqen, por nuk e dëgjoj. Ai që e ka fituar luftën është më i interesuar për paqen se ai që e ka humbur luftën. Shqipëria që unë dua është Europa e Ballkanit. Jo njëra nga copat e Ballkanit të ndara nga Europa me gardhin mendor të së shkuarës. Akoma vihen në diskutim qëllimet e mëdha për interesa të vogla. Akoma pikturohen tradhtarë e tradhtira nëpër mure sikur nuk ka ikur në këtë botë.

Shqipëria mund të barrikadohet në rajon, vetëm nëse Zoti e di me çfarë ne shohim në këto vite. Një luftë e vërtetë na imponon, këtu ose ne. Shqipëria nuk do të barrikadohet nga askush, përfshirë dhe Serbinë. Interesi ynë është të nderojmë një paqe që garanton siguri të plotë.

Sepse malli më i shtrenjtë është siguria, dhe kur ajo humbet të tjerat nuk vlejnë më asgjë. Do të luftojmë me strategji dhe diplomaci, me aleatë e partnerë, jo me kurrizin e kthyer nga aleatët dhe iluzionin se jemi të domosdoshëm për botën demokratike”, tha kreu i qeverisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re