Duhet t’u shtrohet pyetja nëse udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës dinin se çfarë po nënshkruanin në Uashington, ku u zotuan të hapnin ambasada në Jeruzalem, pasi Bashkimi Evropian nuk u informua, tha të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

“Ju pyetini nëse ata e dinin se çfarë po nënshkruanin? Unë mendoj se kjo është një pyetje shumë e mirë për ta,” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetje nga një gazetar në Bruksel.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkroi një dokument në Uashington javën e kaluar duke premtuar se Serbia do të zhvendoste ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem.

Në të njëjtën kohë, kyeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkroi një dokument të ngjashëm, në të cilin ai ndërmori detyrimin që Kosova të hapte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem kur të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

Stano shtoi se BE kishte informacion mbi aspektet ekonomike të takimit të SHBA midis Serbisë dhe Kosovës, por që BE nuk dinte për këtë pjesë, e cila i referohet njohjes së Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadave.

Ai kujtoi se BE është neutrale për çështjen e Jeruzalemit, se është e përkushtuar në zgjidhjen e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, të cilat mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore, dhe me Jeruzalemin si kryeqyteti i të dy shteteve.

Asnjë anëtar i BE nuk ka ambasadën e tij në Jeruzalem.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re