Eshtë shuar nga COVID-i dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbem Patriarku Irinej, 90 vjeç, ditë pasi në botën tjetër kaloi dhe Amfilohije, një tjetër klerik ortodoks serb, i cili udhëhiqte Kishën e Malit të Zi. Irinej, i konsideruar si shpirti fetar i Serbisë e jo vetëm, edhe atij nacionalist, ishte ndër ata që e përcollën Amfilohijen në një procesion pa asnjë masë anti-epidemike.

Pasi u dha lajmi i kobshëm, presidenti Vuçiç shkroi në profilin e tij në Instagram: “Isha i nderuar që të njoha. Njerëz si ju kurrë nuk largohen… “

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u testua pozitiv për koronavirus më 4 nëntor, pas së cilës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua deri sa iu dorëzua vdekjes.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re