Numri i larte i rasteve te dhenies se shtetesise serbe me procedure te pershpejtuar ka alarmuar Bashkimin Europian.
Unioni e sheh me rrezik pasi qytetaret qe kane pasaporta te Republikes Serbe mund te udhetojne pa u pajisur me viza ne vendet e zones Schengen.
Nje zedhenes i Komisionit Europian i tha Radios Evropa e Lire se Serbia si te gjitha vendet e tjera te rajonit duhet ti pershtatet politikes se vizave te unionit. Problematike per BE eshte rritja e numrit te ruseve qe kane marre shtetesi serbe me procedure te pershpejtuar.
“Si nga një vend kandidat, nga Serbia duhet që në mënyrë progresive të përshtatet me politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian. Komisioni është duke monitoruar me kujdes situatën dhe duke shkëmbyer informatat me autoritetet e Serbisë lidhur me praninë e shtetasve të Rusisë në Serbi.”
Numri i qytetarëve nga Rusia që u pajisën me shtetësi serbe me procedurë të pershpejtuar, është më i maadh sesa numri i të gjithë shtetasve të huaj te marre së bashku.