Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi: Problemi i parë është problem politik mes Kosovës dhe Serbisë e cila ka qasje mohuese ndaj shtetit të Kosovës dhe ku synon dominim në rajonin tonë. Kjo nuk kuptohet nga Shqipëria. Serbia synon që nëpërmjet Ballkanit të Hapur të arrijë të anashkalojë kapitullin 35 dhe 36 që i mundësojnë integrimin në BE. Interesi i dytë është interesi ekonomik për dominimin e rajonit dhe për dominmin e tregut shqiptar. Interesi i tretë është kontrolli i jashtëm i kufijve të rajonit. Ndërsa kosova do ishte totalisht disavantazh. Ka vazhduar me bashkimin e doganave, por Kosova mbetet e izoluar ngado, për çdo lloj produkti që do vinte në rajon. Kështu shkatërrohet ekonomia e Kosovës.

Pra mendoj se Kosovës nuk i intereson dicka e tillë. Kjo është e papranueshme për ne sepse duhet të kemi më së pari një njohje reciproke dhe më parë të shihen të tjerat. Duhet parë cdfarë institucionesh do prodhojë kjo iniciativë. Nëse do kishim bashkim doganor, a do prodhohej një superdoganë e këtyre rajoneve? A do kishim një superpolici të këtyre vendeve? A do kishim një administratë mbinacionale? Ajo që është quajtur më saktë si “Jugosllavia e Re” apo “Minijugosllavia”. Këto nisma ncxisin krijimin e institucioneve mbinacionale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re