Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Të Pathënat” që modelohet nga Arbi Fortuzi ka folur për vizitën e Aleksandër Vuçiç në Tiranë si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Nesho tha se Vuçiç është fituesi i kësaj gare pasi sipas tij politika serbe në bashkëpunim me Rusinë është pjesë e politikës së tyre të përbashkët për të ndikuar në vendet e Ballkanit.

“Protesta e djeshme ia arriti qëllimit. Në mënyrë institucionale opozita shqiptare u shpreh hapur për një iniciativë ku nuk ishte e pranueshme nga shqiptarët për arsye të elementëve të saj si një nismë serbe që kërkon të bëjë dominimin e ballkanin nga fuqia e saj.
Përdhosja e flamurit? Vucic para se të bëjë kritikë shqiptarëve duhet të ketë parasysh qëndrimet që duhet të mbante kur u provokua Shqipëria në Beograd ku u hoqën dhe u përdhosën simbolet e Shqipërisë. U mbajt një qëndrim pragmatist për të mos pritur takimin, qëndrim i papranueshëm nga pala shqiptare. Ne nuk na nderon sepse ne Serbinë e konsideorjmë vend mik , por problemi nuk qëndron tek shqiptarët por tek politikat e Vucic për nacionalizmin e ri. Provokacionet që po bën në veri të Kosovës, mos njohja e Kosovës.

“Ballkani i Hapur” mbështet edhe nga BE – Vucic me teorinë e tij dhe realizimin në praktikë të Ballkanit të Hapur është një fitues i kësaj gare. Ne kemi një përshtatje si të politikës shqiptare ashtu edhe maqedonase ndoshta për kushtet e mospranimit në BE për hapjen e negociatave që jemi futur në iniciativë të re. Nuk kanë munguar iniciativat e BE për të bërë të mundur tregun e lirë ballkanik dhe precoset e para të integrimit të vendeve ballkanike si parakusht për integrimin europian. Unë mendoj që kjo iniciativë që anashkalon Kosovën dhe kërkon që tu imponojë vendeve të tjera një zgjidhje oportune nuk është një iniciativë e duhur po pa kritikuar Vucic i cili do të realizojë konkretisht për të sjellë fuqinë e Serbisë në zonën e Ballkanit perëndimor të rikthejnë “lavdinë e saj”.

Ndikimi rus – Ky është një nga momentet ku Rusia i ka kërkuar NATO-s dhe politika e Serbisë është pjesë e një politike të përbashkët për të ndihmuar mirë me Rusinë dhe për të fituar duke u përballur me perëndimin”, tha Nesho.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re