Ivica Daçiç e falënderoi Abdullah bin Zayed për mbështetjen e Emiratit në përpjekjet e Serbisë në zbatimin e reformave ekonomike.

Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave për udhëtime midis dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Të dy ministrat gjithashtu ranë dakord mbi fillimin e përgatitjes së një marrëveshjeje të partneritetit strategjik dhe takimeve të rregullta reciproke, u tha në deklaratë.

Në bisedën mes tyre ata konfirmuan dhe miqësinë reciproke midis dy vendeve.

Daçiç falënderoi homologun e tij arab për mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve për ekonominë serbe.

Bin Zayed theksoi se aktiviteti ekonomik ndërshtetëror është në rrugën e rritjes dhe se priten investime të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re