Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me karta identiteti.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve në kudër të Shengenit Ballkanik.

“Kjo do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Zbatimi i këtij vendimi, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve”, thuhet në vendim.

Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në 8 nëntor në kuadër të sesionit të parë të “MiniShengenit Ballkanik” të zhvilluar online me qeveritë e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Presidentit serb Vuçiç, me këtë masë lehtësuese do të synohet një shtim i turistëve shqiptarë në Serbi dhe edhe më shumë turistë serbë drejt bregdetit shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re