Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar akuzat e bëra nga kryeministri Albin Kurti, se në disa poligone ushtarake po stërviten pjesëtarë të grupit që sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të forcave të armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të forcave të armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim.

Një ditë më parë kryeministri Kurti deklaroi se Millan Radojçiç dhe grupi i tij po përgatiten të kryejnë sulme të reja ndaj Kosovës.

Radojçiç, ish-nënkryetar i listës serbe, është përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serbë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re