Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pasi Serbia ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd.

Ai thekson se sporti nuk dihet të përzihet me politikën, duke shtuar se ky refuzim është një shembull i ‘Ballkanit të Mbyllur’ dhe jo i një ‘Ballkani të Hapur’ .

Rohde gjithashtu ka mbështetur qëndrimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili u shpreh se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara.

“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA_Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, ka thënë Rohde.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re