Serbia dëri më tani ka identifikuar 31 raste me koronavirus, tha të premten ministria e shëndetsisë.

Disa qindra njerëz u testuan për koronavirus gjatë natës deri të premten, shtatë prej tyre ishin pozitivë.

Ministria serbe e shëndetësisë tha të enjten se një pacient është në gjendje kritike.

Gjithashtu të goditur nga koronavirusi në Gadishullin Ballkanik janë Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe më tej.

Ndërkohë, Kosova dhe Mali i Zi mbeten të vetmet vende që nuk kanë raportuar ende asnjë rast. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re