Kush është Igor Soltes?
Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes, është nipi i politikanit Edvard Kardel më me ndikim pas Titos në ish-Jugosllavi.   Ai konsiderohet krijuesi kryesor i sistemit jugosllav të vetë-menaxhimit të punëtorëve.

 Edvard Kardel ishte një ekonomist një ekonomist i shquar i lindur  në Slloveni dhe anëtar i plotë i Akademisë sllovene të Shkencave. Igor Soltes më parë ka shërbyer si këshilltar i Bankës Botërore për Kosovën. Ai është i familjazuar më shqiptarët e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Edvard Kardel
Sa më shpejt që ai mori detyrën, ai tregoi qartë duke deklararua , se fokusi i tij do të ishte lobimi për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e Bashkimit Evropian

Në intervistën e tij të parë, ai parafrazoi se detyra e tij e parë ishte të bën presion mbi pesë anëtarët e tjerë të Bashkimit që ende nuk e kanë njohur Kosovën – për ta njohur sa më shpejt.
“Me një buzëqeshje, bashkëbiseduesi ynë thotë se Soltes, nipi i Edward Kardelit, vazhdon traditën familjare të fragmentimit të mëtejshëm të Serbisë”, thotë  Milovan Drecun kryetar i komitetit të kuvendit për Kosovë.
Deputeti Milovan Drecun
“Tradita familjare Kardelit është shpërbërja e Serbisë dhe gjithçka që është serbe. Kjo është bërë nga komunistët, Kardeli i cili ishte shumë i fqishëm. Ata coptuan Serbinë, formuan praktikisht dy shtete nëpërmjet statusit të krahinave autonome, dhe tani vazhdon Soltes. Atje ku gjyshi i tij kishte ndalur, tani nipi i tij është këtu për të vazhduar, tha Drecun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re