Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se do të ulet për bisedime me serbët e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në komunat veriore, zgjedhje të cilat po kërkohen me ngulm nga ndërkombëtarët.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

 

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe me dinjitet. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”

 

Në konferencën për shtyp, Vuçiç u fokusua në politikën e brendshme të Serbisë dhe njoftoi se brenda vitit, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

 

 “Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo është shumë e qartë tashmë dhe është vetëm çështje muajsh. Jemi të gatshëm të biem dakord për datën e zgjedhjeve por dua të bëj të qartë që nuk do të ketë qeveri tranzitore. Opozita të marrë pjesë në zgjedhje, të marrë mbështetjen e shumicës së popullit e të formojë qeverinë e re.”

 

Edhe kryeministrja Ana Bërnabiç, e cila e mori mandatin një vit më parë, u shpreh e gatshme të japë dorëheqjen për t’i dhënë fund krizës politike.

 

Përveç situatës me serbët e Kosovës, qeveria në Beograd prej muajsh po përballet me një opozitë të pakënaqur dhe protesta të vazhdueshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko