Në Serbi ka ankth politik e publik bashkë, nëse FIAT vendos të largohet nga ky shtet, pasi për 10 ditë i përfundon kontrata.

Por kryeministrja ana Brnabiç, deklaroi se fundi se kjo kompani do qëndrojë pasi ka prodhim automjetesh në kuota të larta

“Negociatat po vazhdojnë pasi FIAT ka më shumë prodhim në Serbi”, tha ajo.

Kryeministri serb Ana Brnabiç tha sot se FIAT do të mbetet në Serbi, raporton Tanjug.

Më tej ajo e përforcoi pohimin e saj kur tha se “FIAT mbetet në Serbi dhe ne e kemi marrë këtë siguri dhe nga një sindikatë përfaqësuese”, u tha Brnabiç gazetarëve.

Siç tha ajo, bisedimet po vazhdojnë pasi edhe shteti është partner në atë kompani, ndonëse se me pakicën e aksioneve.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është q FIAT mbetet në Serbi”, përsëriti ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re